Një 66-vjeçar ka humbur jetën në vijën bregdetare Spille, në Durrës.
66-vjeçari me iniciale M.H., banues në Lekaj, Kavajë dyshohet se sapo ra në kontakt me ujin në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.