Është mbytur një burrë i moshës 60-vjeçare në Velipojë.
Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
60-vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.
Sipas burimeve nga vendngjarja për gati15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.