Sot është mbledhur kryesia e PD-SË, ku u zhvillua protesta kombëtare para kryeministrisë. Deputeti Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij për mediat zbuloi kërkesat që do të shpalosen në protestë.
Një nga kërkesat kryesore ishte lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak.
“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha.
Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika
Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.
Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.