BE ka rënë dakord në lidhje me një paketë të re sanksionesh kundër shtetit rus.
Po bëhet e ditur se një ndër masat që tdo të ndërrmerren është edhe shënjestrimi i flotës hije të cisternave të Moskës.
Siç edhe vlerësohet nga BE, 4 deri në 6 miliardë metra kub LNG rus është dërguar në vende të tjera nga portet e BE-së.
“Për herë të parë, BE-ja ka miratuar një masë që synon anijet specifike që kontribuojnë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilat i nënshtrohen ndalimit të hyrjes në port dhe ndalimit të ofrimit të shërbimeve”.
“Këto anije mund të caktohen për arsye të ndryshme si transporti i pajisjeve ushtarake për Rusinë, transporti i grurit të vjedhur ukrainas dhesi mbështetje për zhvillimin e sektorit energjetik të Rusisë, për shembull nëpërmjet transportit të komponentëve të LNG-së ose transferimit të LNG-së. Kjo masë synon gjithashtu cisternat, pjesë të flotës së errët të Putinit, të cilat anashkalojnë kufijtë e BE-së dhe Koalicionit të Çmimeve, duke miratuar praktika mashtruese të transportit detar në mospërfillje të plotë të standardeve ndërkombëtare”, vazhdon tutje deklarata, duke theksuar se në shënjestër janë vënë 27 anije.