-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE: Të nxisim dhe të shtyjmë para investimet e huaja në Shqipëri

Kryesoret

Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale “Balkonomics” në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtarësimin në BE. I ngarkuari me punë i SHBA-së David Wisner u shpreh i kënaqur në lidhje me punën e bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Entuziast për punën që po bën Dhoma Amerikane e Tregtisë. Si amerikanë besojmë fuqimisht në fuqinë e sektorit privat. Është privilegj që të mblidhemi të nxisim e të shtyjmë para, jeni ju që do të bëni punën për të parë zhvillim dhe për të ecur para në anëtarësimin në BE”, tha Winser.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka deklaruar se plani i Bashkimit Europian për rritjen ekonomike dhe reformat është një ofertë e pashembullt për Shqipërinë, si edhe vendet e Ballkanit.

“Sa më shumë ecni para drejt BE-së, aq më shumë vende duhet të integrohen me njëri-tjetrin. Nuk ka kuptim jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht.

Shqipëria në vetvete është treg i izoluar, dhe jo me shumë interes për investitor. Por nëse është pjesë e një tregu rajonal, dhe nëse je në Tiranë dhe lehtësisht mund të tregtosh e të jesh aktiv përmes rajonit, është stimul i mirë.

E kemi kthyer këtë bashkëpunim në miqësi. Plani i BE flet për rritjen dhe reformën, është ofertë e pashembullt. BE ka një gjurmë të madhe në Shqipëri, është donator i madh.

Ishte një mënyrë për t’iu përgjigjur një tjetër çështje, procesi i anëtarësimit është i gjatë, proces teknik dhe kërkon punë për të arritur standardet për t’u bërë pjesë e grupit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit