-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli la në burg Belerin, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë: Lejoni të bëjë betimin

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila la në burg Fredi Belerin.

Athina kërkon që autoritetet shqiptare t’i japin leje që ai të bëjë betimin në Parlamentin Evropian, pasi ai u zgjodh eurodeputet i partisë Demokracia e Re në Greqi.
“Që në fillim, Greqia kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, dhënien e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Pra është një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga betimi i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit