-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e mjekëve/ S’u montua, pajisja për kancerin e lëkurës rrezik për pacientët!

Kryesoret

Dalin detaje të reja nga skema që kishin ndërtuar mjekët në spitalin Onkologjik në Tiranë. Në kuadër të këtij hetimi, janë arritur të gjenden prova të rasteve të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. E përfshirë ka qenë dhe zv. Drejtoresha e QSUT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar, por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.

Emrat e mjekëve/ Këta janë gjakpirësit që çonin tek privati të sëmurët me tumor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit