Kryetari i Komisionit hetimor për të dhënat në sistemin TIMS, Ervin Salianji ka zbuluar listën me emra për personat që do të dëshmojnë.
Mësohet se në radhë për të dëshmuar janë drejtuesja e SHISH si edhe drejtues të policisë.
LISTA
– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;
– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.