-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka vendim për taksën e profesioneve të lira

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese sërish pa vendim. Përfundon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e tre padive për shfuqizimin e pjesshëm të disa neneve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Në seancën e sotme u parashtruan provat shtesë të kërkuara nga “Kushtetuesja”.

Mbledhja u mbyll pa vendim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi se data dhe ora kur do të merret vendimi do të komunikohen në vijim.

“Sot arritëm në konkluzionet finale. Argumentet e palëve, prezantimi që Grupi Parlamentar i PD ka bërë ka treguar se taksa për profesionistët e lirë është e padrejtë, antikushtetuese. Sot qeveria shqiptare po sillet e fortë me të dobëtin dhe e dobët me të fortin.

Unë besoj që GJK do të mbrojë të mirën publike, do të bëhet në krahë të profesionistëve të lirë do të marri një vendim për të gjykuar se kjo taksë është antikushtetuese.

11 mijë biznese janë mbyllur, ndërkohë biznese të tjera po deklarojnë se do të dërgojnë jashtë Shqipërisë aktivitetin e tyre.

Qeveria me sistemin e taksave është treguar e padrejtë, i ka taksuar më shumë profesionet e lira, më shume se kushdo tjetër dhe se në çdo vend tjetër. Shpresoj për një vendim të drejtë në mbrojte të punës, të të drejtës” tha Jorida Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit