Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i dytë i lirimit për shkollat 9-vjeçare.
Nxënësit e klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen provimit të matematikës.
Provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Ndërsa në datën 28 qershor nxënësit do të zhvillojnë provimin e fundit atë të gjuhës së huaj.