-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Liridona Ademajt/ Gjykata lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë

Kryesoret

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në ora 20:25 në Rrugën “Dalip Alshiqi, dhe sipas prokurorisë dorasi ishte pajisur me armë dhe ishte inskenuar një grabitje.

Ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

I dyshuari i katërt, i cili sipas prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T. D. do mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 17.04.2024.

Supremja e kishte aprovuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë që kishte bërë mbrojtësi i T. D., kundër vendimit të Themelores dhe të Apelit, vendime këto që kishin vendosur që të dyshuarin e katërt ta lënë në paraburgim.T. D. gjendej nën masën e paraburgimit që nga data 11.12.2023.

I njëjti ishte arrestuar më 09.12.2024 për veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve”/Telegrafi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit