-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rrezatimi te Onkologjiku ishte 18 herë mbi normën

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish sot për skandalin në spitalin Onkologjik. Berisha tha se rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie.

Berisha: Miqtë e mi, unë nuk mbroj asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit. Nuk mbroj asnjë njeri, i cili shkel kodin themelor të humanizmit të mjekut. Por ju duhet ta dini, shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.

Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra. Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.

Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie. Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant. Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit