-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali te Onkologjiku, Tabaku: Produkt i korrupsionit

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me ngjarjen tek Spitali Onkologjik i Tiranës.

Sipas saj kjo skenë si një ngjarje që tragjikisht tregon se sa thellë dhe ku ka shkuar sistemi korruptiv që ka prekur Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Ajo që ka ndodhur tek Onkologjiku. Bisedat që kemi parë. Ajo që është ekspozuar në sytë e të gjithëve. Na ka lënë pa fjalë. Na ka tronditur. Pasi korrupsioni që bëhej nga polici tek rrugët apo dhe me mbetjet. Sot, ka shkuar tek jeta! Dhe biznesi me vdekjen. Biznesi me jetën sigurisht që të lë pa fjalë.

Ky korrupsion endemik. Në çdo sektor, në çdo sistem që është kthyer në standart dhe normë nuk është ndërtuar brenda ditës.
Është një sistem i cili me kohë është ngritur, është mbështetur dhe kushdo ka folur për të është sulmuar dhe sot çdo fjalë e propagandë edhe për reforma antikorrupsion edhe për komisione antikorrupsion sigurisht që është i pavlerë.

Sepse ajo është fytyra e vërtetë e qverisjes. Aty tek onkologji është çjerë maska e qeverisë. Duke ngritur dhe shumë pikëpyetje se si sot funksionon sistemi i shëndetësisë, se si dhe sa përdoren fondet publike, koncesionet në shëndetësi. Për rolin që kanë spitalet private. Për mjekët e dypunësuar, për rolin e dristributorëve. Për një sistem të tërë në shëndetësi që fatkeqësisht është abuziv. Është abuziv dhe i korruptuar njësoj si sistemet e tjera. Ashtu si ai i rrugëve, ashtu si ai i mbetjeve dhe si shumë sektorë të tjerë që sot po ekspozohen përditë. Këtë sistem që në këto dhjetë vite fatkeqësisht ka zënë vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit