-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flaka përpiu kodrat në Lushnje, Metushi: Ndalohet pastrimi i tokave me zjarr

Kryesoret

Në Lushnje flakët kanë përfshirë kodrat e Vainit në Karbunarë.

Flakët kanë përfshirë kodrat me ullinj drufrutore dhe shkurre dhe si pasojë janë djegur rreth 5 hektarë me ulinj.

Zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mirëpo ndërhyrja e tyre ka qenë e pamundur për shkak të mungesës së rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor.

Ata me anë të mjeteve rrethanore dhe pompave të shpinës kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos rrezikuar banesat.

Përgjegjësi i sektorit të zjarrfikëses Lushnje Xhezmi Metushi u bën apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre qoftë edhe për djegien e mbeturinave.

“Është e ndaluar rreptësisht me ligj, ndezja e zjarreve nga data 1 qershor deri në datën 30 shtator. Nuk lejohet ndezja e zjarreve qoftë edhe për pastrim tokash apo çfarëdo tjetër. Në çdo kohë tjetër mund të ndizet, por vetëm me leje”, tha përgjegjësi Xhezmi Metushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit