-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Aparatura e kobaltit ka mbjellë vdekje, ka disa të sëmurë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha sot denoncoi skandalin e aparaturës së kobaltit. Rrezatimi ishte 18 herë mbi normën dhe një mjek i ndërgjegjshëm denoncoi, por u largua nga Onkologjiku

Berisha: Aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant.

Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë.

Por ka një mjek të ndërgjegjshëm, sigurisht ka shumë, por ai bëri gjithçka për të mbrojtur personelin, të sëmurët nga impianti vdekjeprurës i Manastirliut dhe ish-kunatës së Edi Ramës.

Ky mjek i nderuar, të cilit unë i uroj suksese, protestoi në ministri për impiantin e vdekjes.

Protestoi te Joti dhe te drejtorët e QSUT-së.

Protestoi te drejtoria e Onkologjikut.

Denoncoi në prokurori te burri i Ermelindës, te prokurori-Felaj.

Të gjithë kanë heshtur si fije bari, bashkë-kriminelë, bashkë-vrasës.

Njëri pas tjetrit duke mbrojtur njëri-tjetrin.

Mjeku i ndërgjegjshëm dha dorëheqjen, u largua me një guxim dhe duke i thënë: ç’ke ti me këtë punë, mos u merr ti me këtë punë.

Mos u merr me këtë punë, ndërkohë burimi i rrezatimit ishte 18 herë mbi normën, me matje ndërkombëtare.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit