-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja ‘Babale’/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit

Kryesoret

Shtyhet sërish në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimi për deputetin demokrat Ervin Salianji dhe këtë herë shkak u bë mungesa e prokurorit të çështjes.

“Pershendetje! Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, ju njoftojme se: Neser me date 28.06.2024, ora 10:00, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojme se seanca nuk do te zhvillohet, per shkak se prokurori ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, duke parashtruar se per arsye objektive nuk mund te jete i pranishem. Per seancen e ardhshme do te njoftoheni. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Gjyqi për akuzën e shpifjes mes vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe deputetit Ervin Salianji vijon prej më shumë se dy vitesh.

Shkalla e Parë e ka dënuar Salianji me një vit burg për shpifje dhe nëse vendimi nuk rrëzohet në Apel, atëherë deputeti humbet menjëherë mandatin dhe arrestohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit