-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria e Korçës kërkoi ‘arrest me burg’ për ish-banorin e Big Brother, ja reagimi i tij

Kryesoret

Elton Tozaj, ish banor i Big Brother 6 ka reaguar pas lajmeve se Prokuroria e Korçës ka kërkuar burgosje për të nën akuzën se kishte mashtruar disa qytetarë.
Në një reagim për Panorama.al ai bën me dije se pretendimet e prokurorisë nuk janë të vërteta por po përdoren për hakmarrje.

Tozaj është shprehur se ndaj prokurorit që ka ngritur çështjen ka bërë kallëzim dhe se ka bërë gjithashtu dhe ankesë pranë inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

“Pas marrjes së njoftimit nga ana e portalit Panorama për një proces gjyqësor do te doja të deklaroja, pa vërtetësinë e këtij lajmi!

Prokurori në fjale zoti Gjergji Ceka i cili ka 2 vite që ka shkelur çdo afat ligjor për të çuar marrëdhënien time të biznesit në seancë paraprake, i cili ka shkelur çdo mënyrë komunikimi, pas denoncimit tim në emision investigativ Stop ka vendosur të hakmerret duke bërë të tilla njoftime! Zoti Ceka është kallëzuar dhe pranë ILD për shkelje flagrante!

Për të brezlëshuar ato që ka bërë, kërkon të shfajësohet me këto gjera! E ftoj publikisht zotin Ceka të vij të përballet në gjykate bashke me Mua dhe mos të beje letra anonime!

Dua të shtoj dhe që ftoj të gjithë qytetaret te denoncojnë rastet abuzive të prokuroreve të tilla që duan të bëjnë të tilla veprime në shkelje flagrante”, shprehet Elton Tozaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit