Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve për skandalin te Onkologjiku, 2 në arrest shtëpie dhe 5 detyrim paraqitje.
Nën akuzë janë mjeku Edmond Gashi, Alketa Ymeri (Pere), Emiljano Lela, Brikena Qirjazi, Florian Marku, Halil Gashi, Drilona Kishta.
Mjekja Alketa Pere pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime duke ndryshuar versionin e parë që dha kur u fut brenda. Pere pretendon se bëhej fjalë për një Alekta tjetër që është administratorja e spitalit.
“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alekta, ishte Alketa administratorja.
Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten)” tha Pere.