30-vjeçari i cili rezultoi i zhdukur në Gramsh u gjet nga polumbarët i vdekur në liqenin e Banjës.
“Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje”, lajmëron policia.