Banka e Shqipërisë ka nisur punën për të bërë rregulloren e re për të mbrojtur konusmatorët nga bankat dhe jo-bankat nëse duan që të marrin kredi.
Ky drafti i ri do të bëhet publik në shtator të këtij viti.
Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë pohojnë se ndryshimet në rregullore vlerësohen me rëndësi pas abuzimeve që ndodhën në kompanitë “Micro Credit Albania” dhe Final, të cilave iu hoq licensa.
Në shumë raste është evidentuar gjithashtu se kreditë iu janë dhënë disa konsumatorëve të cilët nuk mund t’i kthenin.
Me rregulloren e re që pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, për të dhënë hua institucionet financiare, jo banka, do të duhet analizojnë më thellësisht aftësinë paguese të atyre që kërkojnë kredi.
Gjithashtu edhe nga Parlamenti me anë të projektrezolutës është kërkuar ndryshimi në rregulloren e kredidhënies.