Një rast dhune është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Pejë dhe këtë herë viktima janë tri motra – njëra prej tyre e martuar në familjen Manaj.
Sinjali ka mësuar se dy motrat e saj, që shkuan për vizitë te shtëpia e familjes së tyre për ta vizituar motrën u përballën me një situatë të pakëndshme që eskaloi në dhunë.
Një familjar bashkë me bashkëshorten e tij po dyshohet se e sulmuan nusen e familjes dhe dy motrat e saj, për shkak të revoltës që këto dy të fundit shkuan për vizitë.
Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur pasi i dyshuari kryesor nuk i kishte mirëpritur viktimat në shtëpi, për motive akoma të panjohura.
Çifti që rrahën tri të rejat përfunduan në polici dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa viktimat u dërguan për trajtim mjekësor.
Burri i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti, ndërsa gruaja e tij është liruar.