Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e censit të popullsisë, të bëra publike sot nga Institut i Statistikave, deshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë me pak. Profesori i njohur I demografisë Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011
Të dhënat e sotme të censit të popullsisë tregojnë se vendi gjendet përballë rënies më të fortë të banorëve. Nga pak më shumë se 2.8 milionë në vitin 2011, vitin e kaluar popullsia banuese ra në 2.4 milionë, gati 15 përqind më pak, ndërkohë që krahasuar me vitin 1989, Shqipëria ka humbur 1 të katërtën e banorëve të saj.
Arjan Gjonçaj, profesor i demografisë në “London School of Economics”, shpjegon për Zërin e Amerikës, arsyet e këtyre shifrave. “Mesazhi kryesor është që popullsia e Shqipërisë vazhdonë të bjerë, dhe me një ritëm më të lartë se më parë, për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë së ulët. Emigracioni mbetet dhe plaga më e madhe”, thotë ai. Për më shumë kliko KËTU