Policia Kufitare së bashku me njësinë Policore Detare kanë bllokuar 27 mjeteve lundruese përgjatë bregdetit shqiptar nga Ksamili në Velipojë.
Në mjetet e bllokuara përfshihen 18 jet ski, 4 skafe dhe 5 gomone.
Drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me masë administrative 100 000 lekë.
Ndërkohë Policia Kufitare apelon të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese në mënyrë që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.