Partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor, sipas sondazheve.
Kandidati për kryeministër i Le Penit, Jordan Bardella ka folur në Paris. Populli francez kishte krijuar “shpresa të pa precedentë në vend”, tha ai, duke shtuar se ishte mirënjohës për pjesëmarrjen e lartë.
Raundi i dytë, të dielën e ardhshme, do të jetë “më i rëndësishëm” që nga themelimi i Republikës së Pestë në vitin 1958, tha Bardella.
Ai tha se zgjedhja ishte tashmë e qartë dhe se kishte dy rrugë të hapura për vendin – “rruga më e keqe” me koalicionin e majtë që ofronte një “rrezik ekzistencial” dhe rruga e udhëhequr nga Tubimi Kombëtar.
Bardella tha se ai do të ishte një kryeministër që do të respektonte presidentin në një gjendje bashkëjetese – kur partia kryesore në parlament është e ndryshme nga partia e presidentit – por i gatshëm të qëndrojë në pozicionin e tij.
Ai tha gjithashtu se do të ishte kryeministri i “të gjithë francezëve” nëse e djathta ekstreme do të fitonte një shumicë absolute në raundin e dytë të dielën javën e ardhshme.
Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë