-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Bëj një pushim dhe reflekto’, ja çfarë thotë horoskopi javor

Kryesoret

Dashi

Bëj një pushim dhe reflekto. Kjo është një javë shumë e qetë për ty, ndaj është çasti të punosh me zakonet e tua dhe me sektorin e vetëbesimit. Do të mund të thyesh zakonet e vjetra dhe të përqafosh ato të rejat, më të mira dhe të shëndetshme.
Demi

Komuniteti është gjithçka që ka rëndësi për ty, i dashur Dem. Prapavija e Neptunit përqendrohet te zona e miqësisë, duke të të dhënë mbështetjen që të duhet në drejtime të ndryshme. Mërkuri hyn te Luani dhe përqendrohet në sektorin tënd të familjes, duke të të sjellë pranë njerëzit që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Hëna e re në Gaforre të bën të fokusohesh më shumë në përzgjedhjen e fjalëve dhe aftësitë e tua për të dëgjuar në mënyrë aktive ato që të tjerët të thonë.

Binjakët

Të duhet një ndryshim në karrierë? Mbase do të mund ta zgjedhësh këtë javë ëndrrën tënde në sektorin e karrierës, sidomos pas prapavijë së Neptunit, ngjarje që do të ndodhë të martën. Kjo do të të ndihmojë që të orientohesh më shumë drejt qëllimeve të tua. Mërkuri do të përqendrohet në aftësitë e tua në komunikim, duke të të ndihmuar të shprehësh gjithçka që mendon.
Gaforrja

Gëzuar ditëlindjen, Gaforre! Prapavija e Neptunit do të të tregojë gjithë pikëpamjet që duhet të kesh parasysh për situatën në të cilën ndodhesh. Në të njëjtën ditë, edhe Mërkuri do të shkojë në Luan për të fuqizuar sektorin tënd financiar, fiks në momentin e duhur për të të dhuruar më të mirën për ditëlindje.

Luani

Është koha të kesh më shumë besim, i dashur Luan, sidomos te njerëzit që të rrethojnë. Prapavija e Neptunit do të të bëjë të frymëzohesh më shumë nga njerëzit që të duan dhe kjo do të jetë mjaft e favorshme për ty. Mërkuri hyn në shenjën tënde gjatë ditës së martë, duke bërë magji në aftësitë e tua për të komunikuar.

Virgjëresha
Kjo javë i referohet fitoreve të tua. Prapavija e Neptunit te Peshqit do të pushtojë zonën tënde të negociatave, dukë të të dhënë aftësinë për të bërë kompromiset e duhura, në disa situata. Edhe Mërkuri në Luan do të të ndihmojë që të gjesh paqen në ngjarjet që më parë të kanë lënduar. Ji më i/e përkushtuar te miqtë e vërtetë, ata që të bëjnë të ndihesh i/e sigurt në çdo çast.

Peshorja

Prapavija e Neptunit do të të ndihmojë të arrish suksesin e duhur, mjafton që të fokusohesh më shumë në situata dhe njerëz të caktuar. Kjo javë, përpos arritjeve, do të të sjellë edhe një raport më të mirë me miqtë e tu, duke fuqizuar aspektin e vetëbesimit tënd. Karriera dhe emocionet e tua do të shohin kaq shumë dritë, sidomos gjatë Hënës së re në Gaforre.

Akrepi

Kush e ka fituar të drejtën për të dëgjuar historinë tënde, Akrep? Te kush ke krijuar besimin e duhur? Kjo javë të ndihmon që të jesh një shenjë më e ndjeshme gjatë gjërave dhe njerëzve që të rrethojnë, duke synuar që të dalësh nga guaska dhe të krijosh më shumë besim dhe një marrëdhënie më të qëndrueshme me të tjerët. Mërkuri do të hyjë në Luan gjatë ditës së martë, për të të dhënë më shumë pasion në përvojat e tua profesionale.

Shigjetari

Vendosu një emër ndjesive të tua. Prapavija e Neputnit do të ndodhë te Peshqit, një shenjë emocionale, e cila do të ndikojë shumë tek ti. Papritur, mund ta gjesh veten duke folur për emocionet e tua më tepër se zakonisht dhe ky është ndikimi i Neptunit. Mërkuri do të ndikojë në sektorin e udhëtimeve, duke të të dhuruar hapësira të reja për mësime të vyera, të cilat ti i merr duke përshkuar botën.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do të tregosh më shumë kujdes për tonet e zërave që do të të flasin, për kunjat që mund të të hedhin, gjestikulacionet e mimikat e fytyrave. Duke qenë se ditët e mëtejshme i kushtohen komunikimit, ndaj ti do t’i japësh rëndësinë e duhur. Nga ana tjetër, mos lër pas dore marrëdhëniet me njerëzit e dashur, të cilët duan dhe meritojnë gjithë kohën tënde.

Ujori

Cilat janë vlerat e tua? Gjatë kësaj jave do të arrish të identifikosh vlerat dhe aftësitë e tua, në mënyrë që t’i përdorësh për të arritur suksesin e duhur. Mërkuri do të hyjë në Luan për të të fuqizuar në sferën e dashurisë. Të premten, me Hënën e re në Gaforre, do të mund të përqendrohesh më shumë te vetja dhe mirëqenia jote.

Peshqit

Rifillo nga e para! Neptuni të sjell mundësi të arta që të rizbulosh veten dhe identitetin tënd të ri, ndaj mos hezito t’i japësh vetes një tjetër shans. Kjo javë i takon organizimit, vetëbesimit dhe përqafimit të zakoneve më të mira, ndaj kujdesu për veten dhe njerëzit që ti do.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit