Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
Hasani shprehet se sot po vajtojmë humbjen e Ismail Kadares.
“Shkëlqimi i tij letrar i kapërceu kufijtë, duke formësuar thellësisht kuptimin e historisë dhe trashëgimisë së Shqipërisë. Veprat e tij magjepsën miliona lexues në mbarë botën, duke e cilësuar padyshim si shkrimtarin më të madh dhe më me ndikim shqiptar të kohës sonë”, shkruan Hasani.
Më pas ai thotë që trashëgimia e tij do të vazhdojë të na frymëzojë dhe të na lidhë të gjithëve.