Mediat ndërkombëtare kanë reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur botërisht Ismail Kadares. Dy mediat e njohura La Repubblica dhe The Guardian ka shkruar për shkrimtarin shqiptar Kadare.
La Repubblica shkruan se “Kadare ishte autori më i madh shqiptar i shekullit të njëzetë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë, i aftë për të shtjelluar në veprat e tij historinë dhe mitet e vendit të tij në rrëfime me shtrirje universale”.
Ndërsa The Guardian thotë që Kadare u bë një figurë e rëndësishme në bashkimin e shkrimtarëve shqiptarë dhe ishte në gjendje të botonte dhe të udhëtonte jashtë vendit.
“Vepra e tij i bindej vetëm ligjeve të letërsisë, nuk i bindej asnjë ligji tjetër”, shkruan The Guardian.