-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Drejtësisë nis kërkesën zyrtare për ekstradimin e Durim Bamit në Dubai

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë ka nisur një kërkesë zyrtare në Dubai për ekstradimin e Durim Bamit.. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Ai u arrestua para pak kohësh  u arrestua në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare, arrestimi më i lartë deri tani në çështjen e shtatë grupeve kriminale të goditura nga SPAK përmes bisedave të kapura të Sky ECC.

Durim Bami njihet si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Por pas një odiseje 3-vjeçare gjyqësore sa në Gjykatën e Krimeve, në Gjykatën e Lartë, e në atë Kushtetuese gjithçka përfundoi me pafajësinë e Doshit dhe dënimin e Frrokut e Bamit por asnjë prej tyre nuk qëndroi në burg, pasi dënimi u konvertua në shërbim prove. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit