Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur sot ambasadorin e Austrisë Christian Steiner.
Gjatë takimit me ambasadorin austriak, Balla tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta, ato bazohen në lidhje historike dhe po vijojnë të intensifikohen edhe në fushat e mbulimit të Ministrisë së Brendshme.
Balla konfirmoi se po punohet intensivisht me Austrinë edhe për reformimin e Shërbimit të Mbrojtjes kundër Zjarrit dhe Shpëtimit.