Këngëtaarja Elhaida Dani ka hedhur poshtë zërat se ajo është shtatzënë.
Këtyre dyshimeve Elhaida u është përgjigjur së fundmi. Në një intervistë për “Pushime on Top”, ajo i mohoi lajmet duke deklaruar:
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”
“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” – e mbylli ajo pa komentuar më shumë.
Gjithë këto dyshime erdhën ng anjë postim i saj me Ledjanin në Itali ku shkruhej “Dy jemi por ushqehemi sa për tre”.