Një qytetar nga Elbasani po procedohet penalisht në gjendje të lirë pasi një ditë më parë ka goditur me dosje një nga këshilltarët socialistë pas vendimit për të rritur çmimin e ujit.
Sipas policisë, 68-vjeçari me iniciale A.M., është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në ambientet e sallës ku po zhvillohej mbledhja 68-vjeçari a prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, personin me iniciale L. R.
Ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i hedhur disa letra dhe shkon drejt tij.
“Poshtë komunistat”, tha qytetari i revoltuar para nisjes së tensioneve në sallë.