Një i ri nga Shkodra është gjetur i dhunuar pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.
Ai u gjet me fraktura në kokë dhe u mor nga autoambulanca ku dhe më pas u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rreth rrotullimit në Lezhë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.