Ambasadori amerikan Jefrey Hovenier me anë të një postimi në rrjetin e tij sociale ka thënë se ka lënë një shënim në librin e ngushëllimeve në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.
“Isha i nderuar të nënshkruaj librin e ngushëllimeve në Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare. Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka shkruar Hovenier.