Bashkia e Gjirokastrës në këtë ditë zie ka organizuar homazhe në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare.
Pranë bazoreljevit kushtuar personaliteteve të shquara te qytetit pjesë e të cilit është dhe Kadare, qytetarë të shumtë nënshkruan në librin e kujtimeve.
Kryebashkiaku Flamur Golemi shprehu vlerësimin për shkrimtarin të përkthyer në 44 gjuhë të huaja.
Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe ndërroi jetë më 1 korrik 2024 në Tiranë. Lamtumira e fundit sot në një ceremoni shtetërore në Teatrin e Operas dhe Baletit.