Po zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet për shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.
Pjesë e këtyre homazheve ka qenë dhe shkrimtarja Alda Bardhyli e cila ka qenë një nga personat që i ka qëndruar pranë shkrimtarit.
“Kadare iku i qetë dhe pa brenga”, tha ajo, duke shtuar se ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar.
Alda Bardhyli: Ka shpërfaqur një Shqipëri të jashtëzakonshme dhe fantastike që ne e gëzojmë sot falë penës dhe mendjes së tij. Kadare iku i qetë pasi ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë. Kjo e bënte atë të qetë, besoj ka ikur pa brenga.