Autori i njohur, Ylljet Aliçka nga jashtë Teatrit të Operas dhe Baletit ku po zhvillohen homazhet u shpreh se për të Ismail Kadareja ishte baba shpirtëror.
Ai tha se Ismail Kadare u largua vetëm fizikisht por veprat e tij do të mbeten pasi do ta kujtojnë me mall.
“Letërisia e tij shijohet dhe iku fizikisht, por vepra mbetet. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall ne që e kemi njohur nga afër. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash, e konsideroj si baba shpirtëror”, tha Ylljet Aliçka.