Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shkodër ku gjatë natës iu vendos eksploziv një efektivi policie në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.
Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin.
Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.
Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.