Presidentja Vjosa Osmani ka bërë sot homazhe te arkivoli i shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Osmani shkruan se “me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën”.
Gjithashtu Osmani u shpreh se për dekada të tëra veprat e Kadaresë
ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor.
“Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la.
Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, ka shkruar Osmani