-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrimi i 1 milionë eurove drogë, GJKKO merr vendimin për ‘bosin’ dhe 2 të arrestuarit e tjerë

Kryesoret

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, Fabi Isaku pasi janë të dyshuar për trafik droge në bashkëpunim si grup kriminal.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 70, datë 03.07.2024 vendosi:

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, Fabi Isaku me vendimin Nr. 66, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 e Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/ i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 03.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” thuhet në njoftimin e gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit