-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitore dërrmuese e laburistëve

Kryesoret

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisjeje nga Partia Konservatore, ka treguar rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes.

Sipas këtij sondazhi, udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik. Partia e tij, sipas “exit poll”-it, pritet t’i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

“Të gjithë atyre që bënë fushatë për Laburistët në këto zgjedhje, të gjithë atyre që votuan për ne dhe i besuan Partisë sonë të ndryshuar Laburiste – faleminderit”, shkroi Starmer në platformën sociale X, menjëherë pas publikimit të shifrave të sondazhit.

Elektorati duket t’i ketë dhënë një goditje të madhe Konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010. Ata pritet t’i kenë 131 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit.

Rezultatet e plota të zgjedhjeve priten gjatë orëve të ardhshme.

“Exit poll” i Britanisë u krye nga firma anketuese Ipsos, dhe u kërkoi njerëzve që dilnin nga qindra vendvotime të mbushnin një imitim fletëvotimi për të treguar se si kishin votuar.

Ky sondazh zakonisht mundëson një projeksion të besueshëm, ndonëse jo të përpiktë të rezultatit final të zgjedhjeve.

Përderisa rezultati i sugjeruar tregon se Britania ka shmangur trendin e kthimit nga e djathta që është parë së fundi në Evropë, përfshirë në Francë dhe në Itali, shumë prej rrymave të njëjta populiste paraqiten në Britani.

Udhëheqësi i Reformistëve, Nigel Farage, bëri fushatë me mesazhe kundër emigrantëve dhe mori një pjesë të mbështetësve nga konservatorët, të cilët pritej të përballeshin me zhgënjim.

Britania ka përjetuar disa vite të trazuara – pjesërisht për fajin e konservatorëve – që kanë shkaktuar pesimizëm në mesin e shumë votuesve për të ardhmen e vendit të tyre.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, pasuar nga pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës i dhanë goditje të rëndë ekonomisë, ndërsa festat që shpërfillën rregullat e izolimit, të organizuara nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson dhe stafi i tij, shkaktuar zemërim të gjerë.

Pasardhësja e Johnsonit, njëkohësisht paraardhësja e Sunakut, Lizz Truss, tronditi ekonominë edhe më tej me një pako shkurtimesh drastike të taksave, dhe qëndroi vetëm 49 ditë në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit