Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit serb se “dronët Bajraktarë kanë spiunuar lëvizjet e ushtrisë serbe”.
Në një përgjigje për median the “The Geopost”, Ministria e Mbrotjes thotë se “Ushtria nuk koordinon operime me dronë jashtë kufijve të vendit, por qëllimi i këtyre kapaciteteve është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës”.
Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç tha se dronët bajraktarë kanë shërbyer për të vlerësuar aftësitë operacionale të forcave të armatosura serbe.
“Ne i kemi parë si në pëllëmbë të dorës. Po të kishte ndodhur në një periudhë tjetër nuk do të kishin qëndruar gjatë në ajër, meqenëse është një zonë nën kontrollin e KFOR. Ne e respektojmë zonën e kontrolluar nga KFOR. Ata bëjnë punën e tyre ne bëjmë tonën”, tha Vuçiç.
Gjithashtu Nenad Miloradoviç, zyrtari në Ministrinë e Mbrojtjes tha se ushtria duhet t’i përgjigjet “daulleve të luftës të të mëdhenjve që dëgjohen rreth nesh”, duke përgatitur edhe forcat e armatosura.