-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Açka: ‘Vula’ kleringu për të shitur Diasporën? Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet

Kryesoret

Deputetja demokrate Flutura Açka shkruan opozita shqiptare nuk duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025. Nëse kjo, sipas saj ka qenë kleringu për të marrë vulën, atëherë “opozita kurrë mos ardhtë në pushtet”.

“Ndëshkimi i Diasporës. Shqiptar nuk të bën rreshtorja në E-Albania. Një nga pikat e marrëveshjes së Skutës Parlamentare padyshim është vota e Diasporës. Çështja është: Si do të votojë Diaspora?

ë Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit, pra nuk është markuar nga pushteti.

Ethja e patronazhit të Diasporës është trendi i ri qeveritar që do t’i imponohet Parlamentit në korrik. A do të sillemi në Opozita si me ligjin e Amnistisë Penale? Aferim!

Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.

Opozita vjen në pushtet vetëm duke bashkuar forcat, dhe një sinergji e madhe është padyshim Diaspora.

Mos é tradhëtoni Diasporës me vendime nën tavolinë, siç po mëton ky trafikant politik votash që flet në emër të maxhorancës, e qē për vota në Elbasan po i qeth kreshtat e ullishtave të lashta duke dorovitur me to (ai dhe pushteti i tij) të fortët.

Diaspora nuk është 15 mijë a 18 mijë të regjistruar, por plot 1 milion e gjysëm e kusur shqiptarë që janë pjesë e fateve shqiptare dhe duhet t’i shenjojnē ato edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit