Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur Ftele në bashkinë Konsipol.
Në këtë zonë zjarri ka përshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Era dhe vendi i hapur pengon në shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht duke qenë zona afër detit ndihmon zjarrfikësit dhe banorët për marrjen e ujit, edhe pse bëhet fjalë për një terren tepër të vështirë.