-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parcelat plot me kanabis në Vaun e Dejës

Kryesoret

Mbi 15 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Vaun e Dejës. Kanabisi u gjet në njësitë administrative Shllak dhe Temal nga kontrollet nga ajri.

“Vau i Dejës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe  shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë dhe Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit