Zbardhen detaje të reja nga sherri në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Shefi i Departamentit të Marketingut, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi pedagogia Liljana Billa ka bërë kallëzim.
Ajo ka deklaruar se kanë pasur një konflikt brenda ambienteve të Fakultetit ku Axhami e ka goditur në fytyrë. Axhami nuk pranon ta ketë goditur por thotë se është shtyrë nga Billa.
Shkak i sherrit paraprakisht dyshohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit.
Billa ka qenë deputete e Partisë Demokratike në vitet 2013-2017.
Sherr dhe grushte në Fakultet, arrestohet pedagogu në Tiranë