Ditën e sotme presidenti i vendit, Bajram Begaj dekretoi emërimin në detyër të Besart Kadias si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.
Më parë nga kjo detyrë u lirua znj. Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident e cila po ushtron detyrën e saj në Turqi.
Gjithashtu Begaj dekretoi sot emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.