I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika ka folur për ndikimin e zgjedhjeve britanike në rajon.
“Po shikoja në lidhje të drejtëpërdrejtë një media dhe i pyesnin disa të rinj në Londër se pse ndodhi ndryshimi dhe ata thanë “Enuogh is enough” pra mjaft më.
Kjo vjen në një pikë ku për të sjellë financat e vendin dhe disa normave që kanë ardhur si pasojë e Brexit dhe politikave të gabuar dhe nuk shoh asnjë ndryshim në politikën e jashtme.
Kemi një mbështetje të vazhdueshëm për Ukrainë, e dyta nëse do flisnim me Europën interesi kryesor është me BE dhe SHBA.
Nuk besoj se do kemi një ribashkim në BE por mund të kemi një qasje të re.
Nëse më pyesni me rajonin tonë do thoja që Britania e Madhe dhe pse ka pasur qëndrime të kristalizuara dhe është paksa më i larguar nga rajoni por ndikimin kryesor e ka SHBA dhe Europa, është dominante SHBA.