Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Britani. Sipas tij konservatorët lanë pësuar një humbje të thellë dhe duan më shumë se 4 vite për të marrë veten.
“Britani ka një dështim total, nga ana tjetër në Britani nuk kanë avancuar këto lëvizjet ekstreme dhe rrotacioni politik është më i pranueshëm.
Unë mendoj që vota nacionaliste kryesisht është pozicionuar te laburistët pasi ka pasur një mëdyshje te lideri konservator
Patjetër votuesit britanik nacionalist kanë dështuar.
Ndjej keqardhje që një shqiptare e talentuar si Sara Gëzdari nuk pati mundësi të ishte deputete pasi kandidoi në lagjen e pasur të Richmond të Londrës. Kandidoi në partinë e gabuar. Ishte një shuplakë e fortë për konservatorët. Mendoj se do e ketë vështirë të kthehet në pozitat që ka qenë.” u shpreh Spahiu.