I ftuar sot në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” deputeti Etien Xhafaj u shpreh se në këto zgjedhje pati 3 kompromise.
Sipas tij figura e Macronit u tërhoq në këto zgjedhje.
“Kemi parë që u bë një kompromis në Francë që dakordëson për t’u tërhequr që mos ndahen vota mes të majtëve dhe qendrës.
Dhe Le pen e theksoi se pati një kompromis që ata më tepër e quajtën konsipracion.
Unë besoj që kanë ndodhur 3 gjëra, e para mes të majtës dhe qendrës pati një frikë se mos vinte në fuqi e djathta ekstreme. U bashkërenduan kundër rrezikut të madh.
I dyti do thoja unë pati një frikë të jashtëzakonshme të njerëzve që nuk kanë votuar asnjëherë.
Pra pati shumë më tepër njerëz që votuan dhe dhanë një votë kundër.
Dhe e treta është aq e rëndësishme dhe interesante ishte tërheqja e presidentit Macron tregon që vetë aleanca e partive të tij që mos i kthenin zgjedhjet në referendum.” u shpreh ai.