Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në një godinë të braktisur në Shijak. Viktima K.H nuk ka pasur shenja dhune, duke përjashtuar kështu mundësinë se ka humbur jetën nga ndonjë ngjarje kriminale.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.